Këto ditët e fundit në vendin tonë, po flitet pa fund për paketën anti-shpifje, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Ditën e djeshme, ky i fundit tha se asnjë nga ministrat apo deputetët nuk do duronte më shpifje dhe se të gjithë, ata të shpifnin referuar këtu gazetarëve do të paguanin.
Madje madje Rama nënvizoi se paratë do të shkonin për “Fondin e Edukimit” dhe se me to do ndërtoheshin shkolla dhe çerdhe.
Por shkrimtari anglez Eric Arthur Blair, i njohur në gjithë botën si George Orwell, i cili ka qenë një kritik i madh i politikanëve ka shkuar, se “Gjuha e politikanëve është e destinuar, t’i bëjë gënjeshtrat të vërtetat dhe t’u japë respekt vrasëseve”.
Orwell ka qenë edhe gazetar dhe jetoi në vite të vështira të shekullit të XIX, por nuk e kërcënoi asnjë.
Madje shkroi edhe “Fermën e Kafshëve”, kundër diktatorit rus Stalinit, po nuk i thanë mbyll gojën, nuk ia thyenë penën.
Po në këtë vepër e krahason me një derr të egër, po askush se ndaloi. Pse? Sepse Orwell shkroi të vërtetën dhe ajo nuk fshihet.
Nuk fshihen as premtimet e pa mbajtura të Ramës, nuk fshihet as fakti që shqiptarët po ikin drejt Gjermanisë dhe po mbajnë radhë për të plotësuar lotarinë amerikane sepse u kanë vrarë shpresën.
Nuk është shpifje se Qeveria po vjedh… këtë madje e pohoi Eduart Shalsi, i cili tha se “Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante saç kanë bërë këta”.
Nuk është shpifje as se Rama ka përdorur fjalor degjenerues në Parlament, për këtë kanë dhënë dorëheqjen politikanët në BE.
Ndaj kryeministri nuk duhet të harrojë, se gazetarët kanë një mision, të thonë, zbulojnë të vërtetën dhe kjo nuk është shpifje.
Shpifje dhe gënjeshtra ka çdo ditë në fjalët e politikanëve dhe Ramës, sepse siç ka shkruar Orwell gjuha e tyre është destinuar të jetë e tillë.
Diskutime rreth kësaj post