Virusi ka infektuar rreth 90 mijë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 3 mijë prej tyre.
Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë, madje edhe mund të jetë burim i virozave sezonale. Ky është përfundimi që ka dalë nga një grup ekspertësh që kanë studiuar rastin e virusit ditët e fundit.
Ndërsa numri i rasteve në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran vazhdon të rritet, përhapja e infeksionit ka nisur të jetë nën kontroll në Kinë.
Por shkencëtarët tani thonë se koronavirusi nuk mund të zhduket asnjëherë plotësisht dhe se virusi mund të bëhet një sëmundje rutinë si ftohja, infeksionet e gjoksit dhe gripi.
Këto janë sëmundje virale që shfaqen çdo dimër, nuk mund të kurohen dhe njerëzit shpesh nuk kanë imunitet ndaj tyre.
Koronavirusi, i cili deri më tani ka vrarë pak më shumë se tre për qind të totalit të prekurve të tyre, mund të ndjekë të njëjtin hap dhe të bëhet një sëmundje e normalizuar, thonë ekspertët.
Diskutime rreth kësaj post