Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, paralajmëron se nëse qeveria nuk ndihmon aktivitetet prodhuese, rrezikojmë përsëritjen e vitit 1997.
“Duhen pompuar para’ në të gjitha aktivitetet prodhuese. Ajo pak ekonomi që ishte ndërtuar në këto 30 vite, nuk e përballon dot ndërprerjen e ekonomisë për 4 muaj.
Sepse do të ndërpritet zinxhiri ekonomik dhe nuk do të ofrohet mall në treg. Ato pak mallra do të kushtojnë shumë; do të ndërpritet zinxhiri fiskal, njerëzit nuk do të kenë se si të paguajnë taksat dhe energjinë.
Pas 5-6 muajsh nuk do të paguajë më njeri, arka do të jetë bosh, do të bëhet si në vitin 1997; ndërpritet zinxhiri profesional, largohen kuzhinierë dhe muratorë, duke lënë bosh tregun e punës”, tha Shehi për A2.
Diskutime rreth kësaj post