Gjatë intervistës për emisionin 360 Gradë, ish-kryeministri Sali deklaroi se, beteja e opozitës do të shkojë në përplasje të fuqishme sepse mjetet e tjera opozita i ka ezauruar të gjitha.
Sipas Berishës, marrëveshja e 2017-ës në vend të sillte paqe solli dosjet e famshme 339 dhe 182.
“Kjo është një betejë që poadiskutim do të shkojë në një finale. Dhe kjo betejë nuk shoh zgjidhje vec një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjete të tjera. Është konsumuar sepse ka pasur një marrëveshje të 2017 e cila në vend që ti jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjedhjeve i dha dosjen 339 dhe 182”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.
Diskutime rreth kësaj post