Pas mbylljes së protestës te Gjykata e Lartë, Berisha dhe mbështetësit e tij kanë shkuar në selinë blu. Ish-kryeministri tha se sot nis një kapitull i ri dhe se protestat tani do të përhapen në çdo skaj të vendit
“Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.
Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para gjykatës supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Sot protesta para selisë së krimit, shënon fillimin e betejës kundër kësaj partie, e cila me qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Rama, është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve.
Rama kërkon të zhdukë PD, por në do I qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë. Jemi të pamposhtur. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit.
Do të përhapemi në të gjithë vendin, do të përqendrohemi para institucioneve të krimit. Para kryeministrisë, në çdo skaj të vendit, për të mbrojtur liritë tona. Ju jam shumë mirënjohës se keni lënë çdo gjë dhe jeni këtu si luftëtarë lirie. Ju garantoj se shumë shpejt ku fillim do të shndërrohet në një ortek të fuqishëm. Sot ju vrarë frikën e shqiptarëve për të protestuar para atyre organeve që janë shndërruar në vrasës të ligjit. Organe që shndërrohen në anxhar në duart e diktatorit. Fillimi është jashtëzakonisht premtues. Fillimi ynë është shpresa e shqiptarëve. Që të më ndajë mua nga ju diçka, nuk ka. Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë do të bëjë gjithçka që të ecim drejt fitores”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post