Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për të mos marrë në gjykim dosjen ndaj Florenc Çapjas dhe marrja e pafajësisë së Suel Çelës nga Krimet e Rënda, rrezikojnë të sjellin një situatë të rrezikshme në qytetin e Elbasanit sipas gazetarit Artan Hoxha.
Në një status në Facebook, gazetari i bën thirrje ekspertëve të mjekësisë ligjore që të jenë gati për çdo kufomë të lënë pas nga atentatet që mund të ndodhin në Elbasan dhe shërbimit zjarrfikës që të jetë gati për shuar zjarrin që do jetë duke djegur mjetin dhe armët e atentatorëve pas krimit.
Këto vendime të marra sot nga gjykatat rrezikojnë të ringjallin konfliktet për larje hesapesh në qytetin e Elbasanit dhe Hoxha i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndërsa ironizon klasën politike të cilën e cilëson si zhurmuese e një shteti të shpartalluar fund e krye
“Dëgjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtësve” te kushtetutës dhe reformës ne drejtësi, por qëndroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni qe te mos mbeteni papritur viktima me tru te derdhur ne ndonjë cep rruge, nga vrasës te panjohur qe po qërojnë hesapet me njeri-tjetrin… Qytetaret e pafajshëm te Elbasanit duhet ti luten zotit te mos ndodhen rastësisht ne rrezen e breshërive te vrasësve qe e mbajnë prej 2 dekadash te terrorizuar ketë qytet.
Ndërsa “baballarët e kombit”, “i gjati”, “i shkurtri”, “doktori”, “piktori”, “artisti”, “doktoresha”, do jene duke “mbrojtur” kushtetutën e një shteti te shpartalluar fund e krye”, shkruan ai ndër të tjera. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post