Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shprehet qeveria greke ka të “drejtë” që do zgjerohet 12 milje duke marrë nga deti Jon pasi ka zyrtarisht në xhep firmën e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, si dhe koalicionit “opozita e bashkuar”.
Reagimi i plotë:
“Qeveria greke ka të “drejtë” që do zgjerohet 12 milje duke marrë nga deti Jon.
Zyrtarisht ajo ka në xhep firmën e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, si dhe koalicionit “opozita e bashkuar” me grekët e PBDNj
Nëse ka njeri që nuk më beson le të lexoj vendimin e shkarkimit të Parlamentit Berisha në 2011 nga posti im i KLD:
“Kreshnik Spahiu shkarkohet nga funksioni i zv/kryetarit KLD për kapërcim kompetencash në dëm të mardhënieve diplomatike shqiptaro-greke dhe ndërhyrje anti-ligjore në çështjen e delimitimit kufijve detar Shqipëri-Greqi.
Tonet nacionaliste të artikuluara nga zv/kryetari KLD Kreshnik Spahiu kanë ndikuar në bashkjetesën vllazërore të emigrantve shqiptar me popullin grek. Për këto arsye Kuvendi Shqipërisë propozon shkarkimin e z.Kreshnik Spahiu nga detyra”
“Erdhi dita” Lulzim
E frimose si Ministër i Jashtëm.
Ekzekutoje si Kryeministër sepse Athina po nis të festojë sa më shumë pushteti yt të afrojë!
(FOTO: Gjatë shkarkimit tim në parlamentin Berisha dhe Lulzim Basha duke firmos faljen 12 milje në detin Jon)” – ka shkruar Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post