Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu i ka quajtur kambana alarmi të dhënat e studimeve të kryera me popullsinë e rajonit për atë që mendojnë të rinjtë që jetojnë në këto vende. Duke folur në Konferencën e Komisioneve Parlamentare,
Bregu tha:
“Jemi në një presion të jashtëzakonshem të zhvendosjes së popullsisë në rajon. Në vitet e fundit është larguar rreth 1/3 e popullsisë. Dhe kjo nuk është një dukuri në rënie. Rreth 23 % e të rinjve në Rajon nuk janë as punë, as në shkollë dhe as trajnime. Kjo është mjaft shqetësuese për çfarë do të ndodhë në vitet në vijim. Alarmante janë edhe shifrat e Balkanbarometrit, sipas të cilit, 61% e të rinjve në rajon janë pro integrimit europian dhe shpresojnë që e ardhmja europiane të ndryshojë realitetin në vendin e tyre, por po 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre”.
Diskutime rreth kësaj post