Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e sheh me dyshim sjelljen politike të ditëve të fundit të presidentit Ilir Meta. Ai shtroi dy mundësi pse kreu i shtetit kundërshton aq fortë Kodin e ri Zgjedhor.
Sipas tij Meta është më i shqetësuar se Basha për zgjedhjet e 25 prillit pasi mund të jetë në dijeni të një pakti Rama-Basha.
“Vë re një axhitim të jashtëzakonshëm të Metës për Kodin e ri. Ose ai dyshon se ka një pakt të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, ose ai mendonte se LSI do të dilte vetëm në zgjedhje dhe ky Kod e penalizon. Se ndryshe nuk shpjegohet mërzitja e presidentit”, – u shpreh Patozi për Vizion Plus.
Kujtojmë se zhvillimet e javëve të fundit duket se janë në favor të PD dhe PS, ndërsa LSI dhe shumë parti të tjera rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit nëse dalin vetëm në zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post