Pas skandalit “Panama Papers” ka shpërthyer një tjetër skandal që lidhet me shumë persona të njohur në botë. Skandali është quajtur “Paradise Papers”, ku pas hetimeve janë zbuluar parajsat fiskale dhe shoqëritë offshore që mashtrojnë financat e vendeve të tyre.
Në listë janë një sërë emrash të rëndësishëm në botë, qysh nga politikanë, këngëtarë dhe miliarderë të njohur. Njëri presj tyre është edhe George Soros, filantropisti dhe financuesi i shumë projekteve në botë, po ashtu edhe në vendin tonë.
Dyshohet se pikërisht nga këto parajsa fiskale vijnë edhe paratë e Sorosit me të cilat financon lëvizje të ndryshme nëpër botë, si ajo anti-Trump në SHBA.
Në listën e “Paradise Papers” ka edhe emra shumë të njohur në të gjithë botës, si Mbretëresha Elisabet, këngëtari i U2 Bono Vox, Madona, një ministër i Donald Trump, një nga themeluesit e Microsoft, Paul Allen, ish-komandanti suprem i NATO-s në Europë, Wesli Clark, mbretëresha Noor e Jordanisë, etj.
Në lista pritet të dalin edhe emra politikanësh të korruptuar, riciklues parash të pista dhe trafikantë droge.
Diskutime rreth kësaj post