Lulzim Basha, deklaroi se Sali Berisha i kishte thënë se “para vetes nuk vë as PD-në dhe as demokratët”. Sot, nga foltorja e Kurbinit, vetë Berisha përgënjeshtroi fjalët e liderit aktual të selisë blu.
Berisha sqaroi se në bisedën e para dy muajve i ka bërë të qartë se kjo betejë është për dinjitet.
Deklarata e Berishës:
“Fakti se jam sot midis jush, dëshmon se vë idealet dhe interesat tuaja, por cila është e vërteta e kësaj bisede. Dy muaj më parë më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamente do ketë pasoja mbi fëmijët e tij. I them: Lul, kjo beteja ime është për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në betejën time për dinjitet. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton parti. Më tha ke të drejtë. Kjo është historia e bisedës time dhe nuk i kam thënë kurrë nuk pyes për PD. Më mirë qiri i fikur se qiri i fëlliqur dhe ia thashë në atë takim”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post