Kur hyni në një dhomë të lyer me ngjyrë blu të fortë, me siguri ndjeni një ndjesi qetësia që ju pushton gjithë qënien tuaj. Epo, na lejoni t’ju themi se e gjithë kjo nuk është thjesht një rastësi. Ngjyrat ndikojnë në humorin tonë shumë më tepër nga çfarë mund të mendojmë ne.
Ngjyra e një dhome është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me emocionet e një njeriu. Nga studimet e kryera, ekspertët arritën në përfundimin se ngjyrat pastel, si jeshilja e hapur, lejlaja apo bluja në një dhomë na bën të ndihemi të qetë. Ndërsa e verdha, portokallia apo roza na bëjnë të ndihemi më të gjallë dhe të ekzaltuar.
Nëse keni menduar ndonjëherë t’i lyeni muret me ngjyra të errëta, mos e bëni: do të ndiheni të mërzitur gjithë kohës, edhe pa arsye.
Përveç kësaj, përdorimi i ngjyrave të errëta do ta bëjë dhomën tuaj të duket më e vogël dhe më e mbledhur, por nëse kjo është ajo që doni, gjithçka është në rregull.
Diskutime rreth kësaj post