Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Pas zhvillimit të lojës së inteligjencës pak ditë më parë në shtëpi ku fituese u shpall Deamishel, Vëllai i Madh kishte dërguar një zarf të kuq për të. Teksa ndodhej në “Dhomën e Surprizave” dhe lexoi zafrin, Deamishel çoi në një nominim direkt tre banorë. Ata ishin Luizi, Kiara dhe Efi. Pas votimit nga publiku ishte Efi banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe pse shikohej si një lojtare e fortë.
Mbrëmjen e kaluar ajo postoi edhe një InstaStory me Ronaldo Shakrën ku u shpreh se: Unë duhet të isha finaliste por ashtu ndodhi një keqkuptim.
Para pak minutash ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka postuar disa foto dhe ka shkruar se:
“Me kokën lart dhe buzëqeshjen në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar.
Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në “Big Brother” për të treguar një anë tjetër timen, që ju të më shikonit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë cdo gjëje, vendos të qëndrojë e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj.
Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët.”, ka shkruar Efi.
Diskutime rreth kësaj post