Sipas raportit të Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të vitit 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë është 10,9 %, duke regjistruar rritje me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,6 % dhe për gratë 11,1 %.
Numri më të lartë të të papunëve e shohim tek grupmosha 15-29-vjeç, ku sipas INSTAT, 22,5 % e tyre janë të papunë, shifër kjo 1,8% më e lartë se 3 muajt e fundit të vitit 2022.
Sa i takon grup-moshës 30-64-vjeç shkalla e papunësisë është 7,8 % dhe ka një rritje me 0,2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm .
Në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64-vjeç, është 75,7 %.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.
Sipas ekpertëve në këtë periudhë të vitit, është ulur me 2,7 % punësimi në sektorin e industrisë, dhe është rritur me 11 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 0,4 % në sektorin e bujqësisë.
Diskutime rreth kësaj post