Përqindja e papunësisë në muajin mars në SHBA ka rënë në nivelin më të ulët në rreth 10 vjet edhe pse punësimet kanë qenë zhgënjyese për të dytin muaj radhazi të administratës Trump, sipas raportit zyrtar për punësimin publikuar sot.
Përqindja e papunësisë ka rënë në 4,5 për qind (-0,2 pikë), niveli më i ulët që prej majit 2007. Analistët kishin parashikuar një përqindje papunësie të qendrueshme me 4,7 për qind.
Por, ekonomia ka krijuar vetëm 98 000 vende pune pas 219 000 në muajin shkurt (shifër e rishikuar në rënie) duke ulur pritshmëritë që ishin 180 000.
Kjo ndarje mes uljes së përqindjes së papunësisë dhe rënies së punësimeve të reja ka befasuar analistët.
Teperaturat e ulëta në muajin mars, vështirësitë në sektorin e shpërndarjes dhe mbërritja modeste e prurjeve të reja në tregun e punës shpjegojnë këtë diferencë.
Diskutime rreth kësaj post