Rusia mund të japë një kontribut më të vlefshëm për paqen globale, pohoi papa Françesku në një intervistë për të përditshmen italiane ”Corriere della Sera”, e publikuar sot, duke iu referuar disa mosmarrëveshjeve mes Selisë së Shenjtë dhe Moskës për çështjen e konflikteve në botën arabe.
I pyetur nga e përditshmja mbi arsyet që e shtynë për takimin e ardhshëm në Havanë me patriarkun ortodoks Kirill, i afërt me Kremlinin, Papa nënvizoi rëndësinë e bisedimeve me palën ruse për paqen globale.
“Duhen ndërtuar ura lidhëse. Hap pas hapi. Deri sa të arrijmë të shtrëngojmë duart me ata që ndodhen në anën tjetër”, tha ai.
”Si rasti i Kinës, edhe Rusia mund të japë një ndihmë më të vlefshme”, shtoi ai duke rikujtuar shprehjen e luftës globale për territore të vogla.
”Në realitet, kjo luftë nuk është e izoluar, bëhet fjalë për një luftë të vërtetë”, tha ai.
Papa Françesku javën e kaluar dha një intervistë të gjatë për një gazetë aziatike, ku përshëndeste rolin global dhe maturinë e Kinës.
Diskutime rreth kësaj post