Papa Françesku surprizoi shqiptarët ditën e sotme me një video përshëndetëse. Videoja, e publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit, Arjan Dodaj, i dedikohej të rinjve shqiptarë. Një thirrje e përzemërt për ata që punojnë për atdheun e tyre, pasi atdheu ka nevojë për ta, thotë Papa.
“Për ju të rinj shqiptarë, një urim i përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, thotë Papa në video.
Ndërkohë, arqipeshkvi në mbishkrim thotë se Papa Françesku e do popullin shqiptar.
“Papa Françesku e don shumë popullin tonë! Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuase për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, ka shkruar Arjan Dodaj në postimin e tij në X, dikur Twitter.
Diskutime rreth kësaj post