Me kërkesën e Dioqezës së Sapës, Ati i Shenjtë papa Françesku i ka akorduar motër Maria Kaletës, Dekoratën e Kryqit të Lartë për Kishën të themeluar për personat që janë dalluar për “Përkushtimin, dhe angazhimin e tyre”. Dekorata iu dorëzua në festën e Lajmërimit të Zotit në bashkësine katolike te famullisë Shën Nikolli Pistull.
“Ati i shenjtë Papa Françesku denjoi t’i dhurojë motër Maria Kaletës, dekoratën e Kryqit të Lartë për kishën dhe Papën. Dekorata është themeluar për ata që janë angazhuar për zellin, angazhimin dhe përkushtimin e tyre.-shprehet Romanus Mbena, sekretar i nuncit apostolik.
Vetë motër maria, falenderoi papa franceskun për këtë dekoratë dhe të gjithë banorët e zonës së Pistullit.
“Falenderoj gjithë popullin dhe në mënyrë të posaçme falënderoj Papën që më dha këtë dekoratë që unë nuk e kam meritu.”-tha Maria Kaleta
Motër Maria Kaleta është murgesha stigmatine që gjatë gjithë regjimit edhe pse në fshehtësi iu përkushtua jetës së murgeshës ku pavarësisht se ka jetuar mes sakrificave, vuajtjeve e përndjekjeve, së bashku me të ka jetuar edhe “feja” pa u lëkundur asnjëherë.
Me dëshminë e saj së bashku me Kardinalin Dom Ernest Troshanin, më 24 shtator 2014, përlotën Papa Françeskun në Katedralen e Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post