Qytetarët që udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës janë frikësuar kur panë një kamion ushtarak të mbushur përplot me ato që ata i kanë konsideruar si “predha”, por në fakt ato ishin vetëm serbatorët rezevë (të krahëve) të avionëve “MIG” të ushtrisë tonë, që pasi janë shitur me ankand kohët e fundit, ushtria po i dërgon për skrap në Kuçovë.
Në një reagim të sajin, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se serbatorët e karburantit të aeroplanëve “MIG” po transportoheshin nga Rinasi në Kuçovë dhe se janë të parrezikshëm.
“Në përgjigje të shqetësimit të disa qytetarëve, përsa i përket materialeve të paraqitura media si të rrezikshme, bëjmë me dije për opinionin publik se: Bëhet fjalë për transport materialesh, kryesisht skrap, nga Rinasi për në Kuçovë, nga Forcat Ajrore. Më konkretisht sqarojmë se, nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, po për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për transportin e materialeve të rrezikshme si municione, kimikate etj., kanë procedura shumë të qarta dhe strikte, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes dhe referuar standardeve e vendeve të BE, në të cilat në çdo rast veprohet dhe zbatohet me rreptësi protokolli i miratuar”,- sqarohet në reagimin e MM.
Diskutime rreth kësaj post