Avioni i kompanisë Jet2 që po kryente fluturimin Birmingham-Attalia, ka bërë ulje të detyruar në Selanik, pasi njërit prej pilotëve i ka rënë të fikët gjatë fluturimit.
Ndërsa avioni ishte në fluturim, stjuardesat informuan pasagjerët se pilotit i kishte rënë të fikët.
Incidenti ndodhi më 23 gusht teksa avioni po ngrihej nga aeroporti i Birminghamit, por nuk u bë e ditur menjëherë.
Një pasagjerë ka treguar se në avion u krijua kaos, pas turbulencave të forta.
“Ndërsa ishim ulur të gjithë, vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Menduam se dikush ishte plagosur në tualet”, tha ai.
“Na u tha se do të uleshim në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore”, shtoi ai.
“Fluturimi LS1239 nga Birmingham për në Antalia u devijua drejt aeroportit të Selanikut si masë paraprake të martën më 23 gusht për shkak të gjendjes jo të mirë të një prej pilotëve. Një ekuipazh u transferua në Selanik në mënyrë që ne të mund të transportonim klientët në rrugën e tyre për në Antalia po atë mbrëmje. Ne informuam pasagjerët tanë, ndërsa ekipet tona punuan jashtëzakonisht shumë për t’u kujdesur për të gjithë. Ne dëshirojmë t’i kërkojmë falje kujtdo që është prekur nga kjo vonesë e paparashikuar”, tha një zëdhënës i Jet2.
Diskutime rreth kësaj post