Një ngjarje e çuditshme dhe për më tepër, e rrezikshme ka ndodhur gjatë fluturimit të linjës Hong Kong-Dalian në Kinë gjatë ditës së martë.
Ndërkohë që po fluturonte normalisht, avioni filloi të humbte lartësi në mënyrë të shpejtë, ndërsa udhëtareve i dolën maskat e oksigjenit duke shkaktuar panik në bord, shkruan Albeu.com.
Disa minuta më vonë, avioni filloi të fluturojë normalisht.
Pasi kanë konstatuar këtë problem, zyrtarët lokalë zbuluan se e gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të pilotit, i cili donte që të pinte një cigare elektronike.
Duke tentuar që të ndalonte avullin e saj në zonën e pasagjerëve, ai shtypi butonin që pengon qarkullimin e ajrit, por padashje kishte bllokuar edhe oksigjenin.
Automatikisht, avioni kaloi në zbritje urgjente duke lëshuar maskat duke tentuar zbritjen në një lartësi të parrezikshme. /albeu
Diskutime rreth kësaj post