Një grup aktivistësh janë mbledhur tek ish-parku Rinia dhe kanë nisur një marrshim përgjatë Bulevardit Kryesor të Tiranës në drejtim të Presidencës.
Të udhëhequr nga studiuesi i konspiracioneve Alfred Çako kanë protestuar në Tiranë kundër vaksinës që pritet të zhvillohet për të luftuar covid 19.
Ata kanë deklaruar se janë kundër vaksinës anti covid 19, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i shërben vëllazërisë së zezë.
Më konkretisht Alfred Çako ka thënë se:
“Nuk do lejojmë që Kryeministri të zbatojë axhendën e mafies ndërkombetare. Edi Rama i shërben vëllazërisë së zezë, pandemia është shpikje!”.
Diskutime rreth kësaj post