Pandeli Majko ka rrëfyer ftesën që i është bërë për të qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga PS me gratë socialiste. Majo tha se deputetja Olta Xhaçka i kishte dërguar mesazh ku i kërkonte që të shkonte në aktivitet për të mos e lënë vetëm kryeministrin Rama.
“Të dashura gra dhe ju pak burra që jeni në sallë. Dua të them se është një surprizë pjesëmarrja në këtë sallë. Olta (Xhaçka) më dërgoi një mesazh ku më tha se je i ftuar të vish sepse kryetari i partisë është vetëm në sallë. Por nga Taulanti dhe Gramozi mora vesh që të njëjtin mesazh ua kishte dërguar edhe atyre”, u shpreh Majko.
Gjatë fjalës së tij, Majko nuk i kurseu as batuat. Duke iu drejtuar Gramoz Ruçit ai tha “Mos e tund kokën Gramoz i dashur, kjo punë mori fund” duke ju referuar kuotave që 50 përqind e listave të kandidateve të jenë gra.
Majko ju drejtua me një mesazh edhe grave ku u kërkoi “ vetëm një gjë nuk duam të na sillni në politikë: sherrin e grave”.
Diskutime rreth kësaj post