Deputeti Socialist Pandeli Majko e cilëson krizën politike në vend si më të ultën që ka pasur Shqipëria.
Ai ka postuar një foto me “Kallashnikov” dhe thotë se shpreson më tepër në një marrëveshje “pa nder” se sa në një konflikt të “moralshëm”.
“Kriza politike që po ndodh aktualisht duket të jetë ndër më të ulëtat që ka ndodhur në Shqipëri.
Ajo po shoqërohet nga shfaqje groteske të trimërisë si frikë dhe frikës si trimëri…
Shpresoj në një marrëveshje “pa nder” se sa në një konflikt të “moralshëm”! Mirëmëngjes!”, ka shkruar Majko në profilin e tij në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post