Në mbledhjen online të Këshillit të Diasporës, ku po diskutohet për votën e emigrantëve ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko paralajmëron zhvillime të reja në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Majkos objektivi është që në zgjedhjet e ardhshme shtetasit shqiptarë të votojnë pa pengesa e të lidhen ura komunikimi.
“Ka rëndësi të vendosen detaje për votën e shtetasve jashtë vendit, sepse s’janë 10 përqind por janë shumë.
Do të ketë listë të veçantë për votimin brenda vendit, e jashtë tij. Nuk mund ti lihet thjesht akt normativ.
Në zgjedhjet e ardhshme shtetasit tanë do të votojnë. Është e rëndësishme të lidhen enët e komunikimit. Ne ndjehemi shumë të përgjegjshëm. Sot vullneti jonë është i madh, jemi pak me vonëse. Ne s’kemi ecur me tamtame e këmbana për të folur çdo ditë e drejta e votës e drejta e votës. Sot jemi për të thënë që bëhet e ka për tu bërë”, tha Majko.
Diskutime rreth kësaj post