Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko u përgjigj ironikisht lidhur se mbi kë bie përgjegjësia nëse procesi për votën e diasporës dështon.
Pjesë nga intervista në Open
Nëse ky proces dështon, e kujt është përgjegjësia?
Majko: E Ndraghetës. Po s’jemi mbledhur për këtë tani, nuk mund ta aludoj tani , sidomos të nje njeri që e njeh ligjin si Celibashi, nëse ai s’do të ktheje përgjigje do vazhdojë të zbatojë ligjin.
Po kjo ishte një premtim i PS…
Majko: Po s’mund të thjm që e kemi ne fajin, ne vërtet e bëmë ligjin me vonesë por mos harroni që opozita doli nga parlamenti , një ngjarje e paprecedentë, ça tu thoshim hajde vëlla aman të votojmë. Mos harroni që gjërat s’kanë ecur mirë, kemi pas tërmete dhe pandemi. Socialistët s’po rrinin kot në zyrë .
Diskutime rreth kësaj post