Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka dënuar veprimin e aktivistet së Lëvizjes për Universitetin që i hodhi bojë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
“Shpreh solidaritetin tim me ministren Nikolla, nuk pranoj fyerjet publike. Jemi këtu për t’iu thënë mos përsërisnin gabimet tona”, shprehet deputeti Majko.
Nikolla dhe Majko ishin në një aktivitet për studentët që mbahej tek ‘Piramida’. Aktivistja shkoi tek ministrja Nikolla dhe i hodhi bojën në kokë.
Diskutime rreth kësaj post