Ministri i Bujqësisë paralajmëroi mbylljen e tregjeve që nuk plotësojnë standardet e sigurisë për konsumatorët.
“Siç është tregu i Milotit, i Krujës siç është tregu i Rogozhinës. Të reagojnë, e kam fjalën për autoritetet vendore, të cilat e kanë dhe kompetencë të tyre direkte ndërtimin dhe administrimin e këtyre tregjeve, të reagojnë sa më parë. I jam drejtuar edhe me letër të hapur kryetarëve të bashkive, kam dhe mbështetjen e kryeministrit në këtë drejtim. Përndryshe do të jemi të detyruar të ndërpresim aktivitetin”, tha ministri Panariti.
Tregu i Ri Blegtoral që u përurua sot në Laknas, është në vlerësimin e ministrit një model për t’u ndjekur në 12 qarqet e vendit.
Vlera e investimit është 4 mln euro. Blegtoria e imët dhe gjedhi që do të tregtohet këtu do të jetë e matrikuluar, regjistruar dhe do t’i nënshtrohet inspektimit rigoroz të shërbimit veterinar me qëllim parandalimin e infeksioneve.
Diskutime rreth kësaj post