Në listën e dokumenteve dhe të dhënave të rrejdhura nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca, ndodhen disa kompani shqiptare, aksionerë dhe përfitues.
Të dhënat nga firma u morën nga një burim anonim prej të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe më pas iu shpërndanë më shumë se 100 grupeve mediatike nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ICIJ, me bazë në Uashington- i cili të hënë bëri një pjesë të tyre publike.
Baza e të dhënave e publikuar nga ICIJ përmban më shumë se 214 mijë kompani të regjistruara në parajsa fiskale, të cilat rezultojnë të lidhur me njerëz në më shumë se 200 vende dhe territore anembanë botës.
Të dhënat e rrjedhura të Mossack Fonseca mbulojnë një periudhë gati 40 vjeçare, nga viti 1977 deri në fund të vitit 2015. Ato hapin si kurrë më pare një dritare në botën e parajsave fiskale – duke treguar ecurinë ditë pas dite të rrjedhjes së parasë së errët nëpër sistemin botëror financiar, i cili ushqen krimin dhe vjedh buxhetet e vendeve nga të ardhurat fiskale.
Shumica e shërbimeve të industrisë së parajsave fiskale është i ligjshëm nëse përdoret nga ata që respektojnë ligjin.
Ashtu si dhe në vende të tjera edhe në Shqipëri lajmi mbi të dhënat e rrjedhura nga Panama Papers ka shkatuar reagime nga krerët e politikës dhe organet ligjzbatuese.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar një ligj që i detyron kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale të cilat investojnë në Shqipëri të zbardhin aksionerët e tyre.
“Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim i të gjithë listës së aksionerëve,” tha Manjani në një prononcim për gazetarët me 6 Prill. “Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri, sipas këtij ligji të ri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët,” shtoi ai.
Lista e mëposhtëme përfshin qytetarët dhe kompanitë shqiptare të përfshira në të dhënat e rrjedhura nga Mossack Fonseca dhe të publikuara nga ICIJ. Publikimi i këtyre të dhënave nga BIRN, bëhet në shërbim të transpararencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, përfshirja në listë e një individi apo kompanie jo domosdoshmërisht është tregues i një aktiviteti të paligjshëm.
Oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë
Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)
H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi
PETRAQ SHUMKA
SUNDEEP BANSAL
ERA BANSAL
H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani
Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting
REDWOOD INTERNATIONAL LTD.
Sheikh Hamed A Al Hamed
Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechow
Mansour Mohammed Al Rumaih
ENDRIT MALOKU
Huda Ali Al-Tahhan
GREENBELT LTD.
COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH
Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani
SUN MINING LIMITED
Mr. Valter ARIAUDO
ELGALLAL AHMED
Mulleti Ismail
Mohammed Ahmed Bin-Himd
Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq
Mulleti Ismail
Maloku Endrit
PETRAQ SHUMKA
Kompani të lidhura me Shqipërinë
OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima
Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima
Diskutime rreth kësaj post