Rreth 8 mijë vende pune u negociuan gjatë panairit treditor, me pjesëmarrjen e 130 kompanive të ndryshme.
Ishte kjo deklarata që bëri ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë konferencës për shtyp për mbylljen e Panairit të Punës 2016.
“Në këtë panair morën pjesë 130 kompani që janë përfshirë, aspak për të reklamuar produketet e tyre. Në asnjë prej stendave nuk do të gjeni produktet, por do të gjeni kërkesa për punësim. Janë 8 mijë vende të lira pune, të cilat u negociuan nga këto kompani, me kërkesuesit e papunë. Ishin kompani nga fusha të ndryshme dhe unë këtu, për transparencë te mediave, kam listën e 130 kompanive që ishin në panairin tonë, numri e punonjësve që ata ofrojnë për gjithësecilën nga ata”, tha Klosi.
Në përgjigje të kritikëve, Klosi bëri me dije edhe emrat e kompanive që ofrojnë pune. “Në këtë panair u lançuan mbi 8 mijë vende pune, të cilat vinin nga fusha e telekomunikacionet duke përmedur Albtelecom, Vodafone albania, T-mobile dhe kompani të tjera që morën pjesë në panair. Kompani që zbatojnë projektin TAP në Shqipëri dhe ofrojnë jo pak, por 2300 vende pune. Sistemi bankar, Intesa San Paola, Banka Credins, Veneto Bank, Banka Kombëtare Tregtare, banka që ofrojnë punë të supërkualifikuar, ashtu sikurse ofrojnë kompani të telefonisë që i përmenda më spër. Kjo për të treguar se ka punë në Shqipëri, për per njerëz shumë të kualifikuar, me paga të pëlqyeshme edhe për tregun europian. Duhet të jesh inxhinier apo specialist i përgatitur që të kesh një punë të mirë”, theksoi ai
Gjithashtu, ministri dha shifra edhe për numrin e viztorëve që arritën të bëheshin pjesë e këtij panairi. “55 mijë persona vizituan panairin në dy ditët e para dhe pritet që vizitojnë panairin edhe ditën e sotme. Kompanitë arritën të realizonin ne dy ditët e para 11 200 aplikime për punësim. Jo të gjitha do të jenë të suksesme padyshim. Puna nuk fitohet në panair, por kontakti i parë me kompaninë u vu në panair’, përfundoi ai.
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, në fjalën e tij tha se “zyrat e punës me 31 mijë vende pune qe ofrojne janë një hap i madh për tregun e punës. Unë mendoj se cfarë është bere gjatë gjithë kësaj kohe me arsimin profesional, është një hap i madh,.por edhe ajo që po behet në të gjithë Shqipërinë, po ashtu”.
Diskutime rreth kësaj post