E PËRDITËSUAR :
Angela Merkel : Ngushëllime Turqisë
“Qëllimi i terroristëve është të vrasë lirinë tonë. Liria jonë dhe vendosmëria jonë janë armiku më i madh i terroristëve.”
Sulmet kamikaze në Stamboll lanë të vrarë 12 njerëz, 9 prej të cilëve ishin gjermanë.
Autoritetet turke kanë ndaluar të gjitha mediat të mbulojnë eventet e këtij atentati terrorist “për sigurinë e të gjithëve.”
Dëshmitarët tregojnë për tmerrin që përjetuan gjatë atentatit terrorist që ndodhi në një zonë turistike në Stamboll. “Shihnim kufoma kudo.” – tha njëri prej të intervistuarve nga Euronews.
Erdogan drejton gishtin kah, siç e quan ai “tradhtarët e Turqisë”, që sipas tij komprometuan sigurinë e shtetit,dhe u bënë bashkë me terroristët, duke shtuar : “Ose jemi kundër Turqisë, ose jemi kunder terrorizmit”
Siç duket, Erdogan me këto deklrata akuzon organizatat e ndryshme kurde, megjithëse nuk ishin drejtpërdrejtë të implikuar. (Lajme.al)
Këto janë pamjet pas sulmit terrorist në Stamboll
Diskutime rreth kësaj post