Një tërmet i fuqishëm goditi dje Turqinë perëndimore dhe ishullin grek Samos, që ka shkaktuar nga të dhënat e deritanishme 27 viktima dhe mbi 804 të plagosur.
Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në qytetin Seferihisar, shumë pranë Izmirit. Pas lëkundjeve të forta, qyteti u përfshi nga përmbytjet pasi ndodhu një cunami i vogël.
Mediat turke kanë publikuar pamjet nga lart të qytetit të vogël turistik, banorët e të cilit dje përjetuan tmerr.
“Unë pashë se nuk kishte ujë në detin e madh, ne nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Uji po vinte në rrugë. Ishte si një tub uji që shpërtheu. Uji merrte çdo gjë që dilte para tij. Unë u kapa dhe godita shtyllën “. tha 68-vjeçari Deniz Tufan një nga pronarët e bizneseve në rajon.
“Unë isha ulur me fëmijët e mi. Është një tragjedi e tillë që nuk mund ta them. Pashë ujin që na erdhi. Nuk mund të shpëtonim. Uji vinte nga çdo rrugë. Qëndruam jashtë deri në mëngjes”, tha një 80-vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post