Dalin pamjet e operacionit të zhvilluar pak ditë më parë, ku u kap një gomone me drogë në Igumenicë, ndërsa u arrestuar skafisti 42-vjecar nga Saranda Dritan Jorgji, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Tan Zimani”.
Në pamje duket gomonia me të cilën po transportohej 424 kilogramë marijuanë e nisur nga brigjet shqiptare, të ndarë në 36 pako, të sekuestruar tashmë nga policia greke.
“Gomonia është nisur nga brigjet shqiptare. Operacioni pas informacioneve të Asfalias Prevezë, të cilët kërkuan ndihmën e policisë kufitare dhe të 6 skafeve nga Igumenica, Korfuzi dhe Lefkadha. Në orën 02:00 me orën lokale, gomonia u shfaq në Plataria. Policia ndërhyri në momentin që skafisti 42-vjeçar, shqiptar, lidhi gomonen dhe po shkarkonte drogën. Brenda në gomone 36 pako me 424 kg marijuanë”, thuhet në njoftimin e policisë greke.
Diskutime rreth kësaj post