Opozita ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për montimin e pamjeve filmike të një video-je nga Spitali Infektiv. Pas kësaj ka reaguar edhe shefja e Infektivit, Najada Çomo.
Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale, të realizuar në dhomën e trajtimit intensiv, apo aty ku ndodhen pacientët e intubuar për shkak të gjendjes së rëndë nga koronavirusi.
Çomo kërkon që mos të hidhet baltë mbi këta pacientë që po vuajnë dhe po luftojnë me vdekjen.
Shkrimi i plotë i Çomos:
“9 Korrik, e Dielë, në muajin e 5, që jemi duke trajtuar dhe luftuar, pafund, për të shpëtuar jetë njerëzish, që vuajnë nga Covid-19.
Infektologë, reanimatorë, infermiere, sanitare, Imazherist, janë sot në shërbim të mbi 100 pacientëve të shtruar!
Janë shumë, dhe nuk mund t’i përbaltni, po vuajnë, po luftojnë me vdekjen! Lutuni për shëndetin e tyre. Ata janë në spital. Ne Jemi Për Ju.” – shkruan Najada Çomo.
Diskutime rreth kësaj post