Një video ilustruese tregon sesi mikrobet e një kolle mund të përhapin virusin në të gjithë hapësirën e një avioni. Nëse dikush në avion është i infektuar, nuk rrezikohet vetëm ai që është ulur pranë tij, por të gjithë pasagjerët.
Fillimisht mikrobet arrijnë personat që janë më pranë të infektuarit, më në rrezik janë 10 njerëzit që janë më afër tij. Por disa mikrobe mund të arrijnë tek të gjithë në aeroplan.
Universiteti Purdue në Indiana krijoi një stimulim se si patogjenët e virusit shkojnë shumë më larg sesa pritej. Videoja tregon sesi spërklat e një kollë shndërrohen në mikrobe që përhapen në të gjithë aeroplanin.
Simulimi bazohet në viruset që mbeten në ajër dhe shkencëtarët nuk janë akoma të sigurt nëse virusi COVID-19, i përshtatet kësaj kategorie.
Shkencëtarët bënë simulimin për të studiuar transmetimin e sëmundjes infektive në aeroplan, për të ndihmuar në informimin e sistemeve të duhura të ventilimit.
“Sëmundjet infektive, të tilla si SARS dhe gripi i shpendëve, mund të shkaktojnë përçarje të konsiderueshme sociale dhe ekonomike. Modeli u bazua në supozimin se virusi SARS i 2003 ishte një sëmundje e ajrit. Kjo do të thotë që mikrobet nga fryma e një personi, teshtitja ose kolla mund të qëndrojnë në ajër dhe të lëvizin, sepse janë të vogla”, shkruan studiuesi kryesor Qingyan Chen dhe kolegët e tij.
Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që COVID-19 transmetohet kryesisht përmes spërklave, të cilat janë në madhësi shumë më të mëdha./The Sun
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post