Ura e mesit është një urë otomane, ndërtuar me gurë 250 vite më parë. Kjo urë është ende në funksion të banorëve të zonës. E shpallur monument kulture, ajo mbahet ende shumë e fortë.
Por, shumë pranë saj në autostradën Shkodër-Velipojë, në segmentin nga ura e Gjo Lulit deri në Malikolaj ura është çarë me përmasa të mëdha.
E ndërtuar vetëm një vit më parë, ajo është ende e papëruruar. Siç treguan pamjet, duket se 250 vite më parë në këtë vend ka pasur inxhinierë shumë më të mirë, sesa ata që kanë drejtuar punën për ndërtimin e kësaj rruge, shkruan TCH.
Kujtojmë se këtë vit një fatkeqësi e madhe ndodhi në Itali, ku u shemb ura e Genovas. Si pasojë të paktën 35 persona humbën jetën. /albeu
Diskutime rreth kësaj post