Temperaturat në disa pjesë të SHBA-ve kanë rënë deri në minus 40 gradë Celsius, duke i bërë disa shtete më të ftohta se vetë Antarktida.
Në Çikago, temperatura mesatare po ulet në rreth -17 gradë Celsius, duke regjistruar kështu ditën e dytë më të ftohtë që prej 150 vitesh.
Ndërkohë që vendi është përfshirë nga masa të ftohta polare, banorët janë paralajmëruar që të mos marrin frymë thellë ndërsa janë jashtë mes asaj që është quajtur vorbulla vdekjeprurëse polare.
Temperaturat e ulëta kanë çuar edhe në ngrirjen e Liqenit të Miçiganit, i cili po dhuron spektakël me pamjet e rralla.
Në foto-galerinë e mëposhtme mund të shihni disa foto të mahnitshme nga liqeni i ngrirë, të ndara në rrjetet sociale nga vetë vendasit.
Diskutime rreth kësaj post