Ndotja e liqenit të Fierzës rikthehet sërish të jetë një problem shqetësues. Kështu tregojnë pamje të filmuara së fundmi, të cilat për hir të së vërtetës kanë bërë jehonë deri jashtë vendit.
Është NeësFlare dhe LiveLeak, që kanë publikuar pamjet shqetësuese ku duket qartazi niveli i lartë i ndotjes së liqenit, me mbeturina dhe shishe plastike.
Madje edhe emri i videos është shënuar “Mbetjet plastike mbulojnë liqenin shqiptar”. Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit, vetëm pak orë pasi u publikuan.
Ndotja e liqenit të Fierzës, është një problem që rikthehet herë pas here në vendin tonë, përpos faktit që të shumta kanë qënë herët kur banorët dhe ekspertët e mjedisit kanë bërë apel.
Diskutime rreth kësaj post