Një mësues është gjetur i vdekur brenda një tualeti në një shkollë në Bronx të SHBA-ve.
Policia dyshon se vdekja është shkaktuar nga një mbidozë e drogës.
Autoritetet thanë se 36-vjeçari Matthew Azimi u gjet i pavetëdijshëm në një tualet në Longfellow Avenue në Crotona Park East, rreth orës 6 të mëngjesit. Mjekët e ndihmës së shpejtë u thirrën në vendin e ngjarjes dhe e shpallën të vdekur.
Sipas NBC New York asnjë nxënës nuk ishte në shkollë kur trupi i tij u gjet.
Megjithëse autoritetet dyshojnë për një mbidozë, ekspertët do të bëjnë hetimet e mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.
Diskutime rreth kësaj post