Në Genoa të Italisë dje është shembur një urë ku humbën jetën 35 persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, e ka cilësuar “si tragjedi të paharrueshme” shembjen e urës e cila ndodhi deri dhjetëra vetura ishin duke lëvizur me të, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë për televizionin italian RAI, Conte ka shtuar se është “shokues fakti që është shembur ura dhe viktimat janë nxjerrë nga ekipet e shpëtuesve nga rrënojat”.
Ura që lidh Italinë me Francën është shembur mbi një zonë industriale, ku makinat kanë përfunduar në lumë, ndërtesa e shtëpi të shumta që janë ndërtuar nën të.
Ajo ishte e lartë mbi 90 metra dhe e gjatë 100 metra dhe ishte ndërtuar më 1967, kurse punët për renovimin e saj ishin kryer në vitin 2016.
Ndërkaq, ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë duke vazhduar kërkimet për personat që mund të jenë gjallë nën rrënojat e urës, si dhe disa që i ka marrë uji i rrëmbyeshëm i lumit.
Diskutime rreth kësaj post