Në mediat botërore po qarkullon me shpejtësi videoja e një marinsi amerikan që u jep nga “një gllënjkë ujë” fëmijëve afganë. Pamje këto që flasin shumë për situatën kaotike që ka përfshirë Kabulin pas rënies në duart e talebanëve.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, nuk dihet shumë për videon ose kur është filmuar saktësisht.
Videoja tregon marinsin amerikan duke buzëqeshur dhe duke pasur një moment “mendjelehtësimi” me një grup të vogël afganësh.
Ai bën me shenjë se si të hapin ata gojën dhe pastaj e vendos shishen në gojën e fëmijëve që duken gazmorë.
“Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit në Afganistan? Ai sapo fitoi famën në internet”, shkroi aktori Daniel Newman në Twitter.
Sidoqoftë, situata në aeroportin në Kabul është ende e rrezikshme.
Të paktën shtatë afganë vdiqën nga një panik i njerëzve që përpiqeshin të hynin në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, tha ushtria britanike të dielën, pasi mijëra ende po përpiqeshin të largoheshin nga vendi në një eksod kaotik një javë pas marrjes së kontrollit nga talebanët.
Video:
An US soldier distributes water to children near the entrance of the Kabul Airport. pic.twitter.com/DyebQ7X9Ty
— ماك🧢מאק (@beingrealmac) August 22, 2021
Diskutime rreth kësaj post