Malet e Shqipërisë nuk janë asgjë tjetër veçse parajsa mbi tokë. Këto pamje piktoreste janë shkrepur nga Otranto. Ndonëse nga larg pamja duket magjike.
Dhe është pikërisht Mali i Çikës në jug të Shqipërisë që kulmon si një karakoll gjigant me lartësinë 2,044 m mbi nivelin e detit.
Thuhet se Maja e Çikës është në vendin e 85 të majave më të larta të maleve në Evropë. Vendi jonë identifikohet për lëndinat, kurora kreshtash, liqene si pasqyra, përrenj që rrëkëllimin e kanë muzikë, me stane mes pishash etj.
Shumë turistë shpesh udhëtojnë drejt Shqipëri duke planifikuar ngjitje në majat e maleve e Bjeshkëve.
Diskutime rreth kësaj post