Bregdeti i jugut është një prej destinacioneve të preferuara gjatë verës për të gjithë pushuesit jo vetëm për ujërat e pastra dhe plazhet por edhe për pamjet e bukura që natyra ofron.
Në gjirin e Ftelesë që ndodhet në kanalin e Korfuzit janë fotografuar disa delfinë të cilët mahnisin me spektaklin që dhurojnë në ujë.
Uji i kaltër në bregdetin e jugut është i pakrahasueshëm ndaj edhe shumë pushues e zgjedhin si denstinacion të preferuar për të kaluar disa ditë çlodhjeje.
Pamjet janë shkrepur në gjirin e Ftelesë afër Ksamilit ku përpos delfinëve të magjepsin edhe imazhet e peshkatarëve në sfondin e blusë së ujit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post