Ushtria shqiptare pritet të pajiset me një flotë Bayraktarësh, dronë të famshëm turq, siç ka njoftuar kreu i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Dronët Bayraktar që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve, rëndësi e veçantë në funksion të sigurinë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.
Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë!”.
Kujtojmë se kohë më parë do ishte Kosova ajo që do pajisej me dronë nga Turqia. /tesheshi.com/
Diskutime rreth kësaj post