Greqia po përjeton një tragjedi kombëtare me dhjetëra të vdekur pasi zjarret në pyje kanë bërë kërdinë në gjithë vendin që prej ditës së djeshme, raporton “Protothema”.
Imazhet tronditëse të postuara nga qytetarët e zakonshëm që largoheshin nga vendpushimi i Matit në Lindjen e Attikës, që u godit nga zjarret po bejne xhiron e mediave sociale. Fotot tregojnë njerëz të lodhur që mezi mbahen në këmbë në breg në mes të tymit duke pritur që të shpëtohen nga anijet e marinës të vendosura nga Ministria e Mbrojtjes Greke për të ndihmuar në përpjekjet për evakuim.
Imazhet tregojnë njerëz të dëshpëruar që rreshtohen në bregdet, ndërkohë që një foto tregon një qen të ngordhur në një shkëmb në mes të ujit.
Diskutime rreth kësaj post