Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamjet e para të qendrës së kompanisë më të madhe publike të Shqipërisë, OSHEE.
Rikonstruksioni i godinës ka përfunduar tashmë dhe zyrat janë gati.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me shpresën që ju kujtohet ende edhe bodrumi ku jo përpara 40 vjetësh, po vetëm deri pak vite më parë rrinte e zhytur OSHEE-ja, edhe radhët si ato të qumështit të para 40 vjetëve për të paguar faturën e dritave, po ndaj me ju pamjet e para të qendrës së kompanisë më të madhe publike të Shqipërisë, duke ju uruar fundjavë të mbarë 😊”- shkruan Rama teksa poston videon në facebook.
Video:
Diskutime rreth kësaj post