Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’, Paloma teksa po diskutonte me Monikën tregoi disa detaje nga karriera e saj.
Paloma rrëfeu se kishte më shumë se 10 vjet që qëndronte në hije pa ndonjë protagonizëm në fushën e gazetarisë dhe medias dhe kishte vendosur së fundmi që të bënte diçka për ta ndryshuar këtë fakt. Pikërisht në kulm të ketij mendimi ajo tregon se i erdhi oferta për tu bërë pjesë e “Big Brother Vip”.
Eksperiencën e deritanishme ajo e cilëson si një mrekulli të cilën ia atribuon Zotit.
“Faleminderit Zot, gjërat janë te shkruara. Sapo po mendoja që duhet të bëja diçka në karrierën time më vjen kjo ofertë”.-tha ajo.
Ajo nuk nguroi të shprehej se këtë eksperiencë e ka edhe pak frikë, duke u bazuar tek fakti se babi i saj nuk ka pritur mirë edhe vendimin e saj për të qenë pjesë e industrisë mediatike.
Diskutime rreth kësaj post