Deputeti demokrat Edi Paloka, i ka konsiderua si sharlatanë kritikët dhe analistët të cilët kanë thënë që protesta e 7 korrikut bëhet kundër luftës në Ukrainë.
Paloka sulmoi avokatin Spartak Ngjela pasi ky i fundit është shprehur se protesta është anti-amerikane.
“Berisha është kryetar i PD-së dhe ka filluar misionin e tij që është misioni i PD-së për rrëzimin e kësaj qeverie. Këtë ka marrë përsipër dhe këtë do të çojë në fund Berisha. Pjesa e interesit të Berishës u luajt sa u luajt, nuk ka më asnjë vlerë sot.
Për të mos u marrë pastaj me sharlatanët, ata që përmende ti analistë. Dikush thoshte që protesta e 7 Korrikut bëhet në një moment kur NATO është afër luftës dhe se kjo protestë është kundër luftës në Ukrainë. Ky është një idiotizëm. Pastaj sharlatanë si Ngjela që thonë se bëhet protesta më datë 7 se është protestë anti-amerikane. E kupton se deri kur arrin gomarëlliku i këtyre njerëzve. Por për fat të keq në të njëjtën linjë janë edhe këta të tjerët, që thonë betejën e bëjnë në Parlament, por në fakt nuk po bëjnë asgjë. Berisha është në misionin e tij, nuk ka më se çfarë t’i kërkojë askujt. Berisha ka marrë misionin që ta kthejë Shqipërinë atje ku duhet.“-shprehet Paloka.
Diskutime rreth kësaj post