Deputeti Edi Paloka, ka reaguar lidhur me referendumin e anëtarëve të kësaj partie për shkarkimin e Lulzim Bashës përmes procesit “1 anëtar, 1 votë”.
Paloka shkruan se Basha nuk ka pranuar kurrë votëbesimin e tij, megjithëse, kjo ishte rruga e vetme për të shmangur përçarjen mes demokratëve.
Deklarata e Palokës:
“Vota eshte ajo qe mund ta kishte zgjidhur qe ne fillim kete krize te shkaktuar nga Basha. Qe ditet e para ja kam kerkuar edhe ne sy edhe publikisht qe minimalisht duhej te votebesohej nga demokratet pas 9 shtatorit. Nuk e pranoi kurre voten megjithese ishte e vetmja menyre per te shmangur percarjen. Ne se kishte shumicen e demokrateve , sic deklaron, atehere do ta ndiqnim te gjithe. Po nje kryetar partie qe nuk pranon voten e antareve te tij dhe ben cdo hile per te mbajtur karrigen, duke shkatrruar partine, nuk meriton asgje. Justifikimin se eshte zgjedhur pak muaj me pare me 80% te votave, ta ruaj per te tjere, jo per ne qe e dijme se si u zgjodh… Me date 18 dhjetor demokratet do te votojne ne referendum. Ata vendosin jo disa karrige ne seli qe ne fakt nuk i lidh asgje me PD !”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post