Edi Paloka, deputeti demokrat, njëherazi kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka akuzuar kryeministrin shqiptar dhe thumbuar fort ambasadoren amerikane në Tiranë për lirimin e Alqi Bllakos.
Njeriu i prangosur para disa muajsh për mpleksje tek inceratorët, një vepër madhore korruptive prej 430 milionë euro, u la dje me arrest shtëpiak nga GJKKO. Paloka e “përkthen” kështu veprimin e drejtësisë së ashtuquajtur të re, që po “bën namin” ndaj korrupsionit sipas atyre që e ngritën dhe po e mbështesin:
“Vendimi per te liruar Bllakon eshte marre diten qe ai eshte dorezuar. Pazari eshte i thjeshte, ai i perhershmi i Rames me ushtaret e tij te krimit e korrupsionit: Na ka dale boja, prandaj ti do besh pak burg dhe do heshtesh, une me drejtesine “e reformuar” do te te nxjerr pas disa muajsh dhe te dy do vazhdojme te gezojme milionat e pushtetin.
Nderkohe, a i pa apo degjoi njeri kete here Ramen e Yurin te akuzojne drejtesine per kete vendim skandaloz? Ata qe per çdo pergjegjesi te qeverise e gjejne fajtorin te drejtesia, dikur e pareformuar (madje dhe per kullat “misterioze” ne mes te Tiranes, fajin e ka ish-drejtesia). Po per kete vendimin skandal te drejtesise “se reformuar” pse nuk foli askush?!
Per fat te keq, edhe ndonje nga keta koleget tane qe tani takohen me shume me Yurin se me ata qe i kane zgjedhur (ne fakt me demokratet nuk takohen) nuk i ve me emrin e vertete “drejtesi e kapur” , po e quan “drejtesi e brishte”… Kujdes se keshtu e do Yuri…, ashtu siç e do dhe Rama!”-shprehet Paloka.
Diskutime rreth kësaj post